Shumë keq për Arsenalin, Reali futet në garë për Aubameyang

  • 17 January 2018 - 16:37
Shumë keq për Arsenalin, Reali futet në garë për Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është shumë pranë largimit nga Borusia Dortmund pas problemeve me klubin, ku në ndeshjen e fundit e lanë jashtë skuadrës.

Arsenal e ka parë gabonezin si zëvendësuesin e Alexis Sanchez, i cili me shumë gjasë do të nënshkruaj me Manchester United.

Mirëpo në garë për Sanchez është futur edhe Real Madrid, të cilët mund t’i prishin planet e Arsenalit.

Skuadra madrilene është në krizë të rezultateve në La Liga, ku pas 19 xhirosh e she vetën në pozitën e katërt me 19 pikë mbrapa Barcelonës.

Presidenti, Florentino Perez mendohet se ka bërë gati një ofertë prej 70 milionë eurosh për ta bindur klubin gjerman.

(Kosova Sot)