Ja vendimi zyrtar i Komisionit të Disiplinës për Kukësin

  • 04 August 2015 - 10:00
Ja vendimi zyrtar i Komisionit të Disiplinës për Kukësin

Jepet më në fund vendimi për Kukësin. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka vendosur që ndeshja e parë të jepet në favor të Legias me rezultatin 3-0.

Ndërkohë skuadra verlindore është dënuar edhe me 70 mijë euro, si dhe 2 kompeticionet e ardhshme në Europës në vitet e ardhshme do të jenë pa tifozë.

Ekipi shqiptar në këtë mënyrë do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Legias, por shanset për të kaluar në turin tjetër janë shumë minimale, duke parë që sfida e parë është dhënë 3-0, transmeton albeu.

Goditja ndaj lojtarit Duda ka rezultuar vendimtare, ndërkohë që Kukësi rrezikonte deri në përjashtim.