Morata merr dy kartonë të verdhë dhe përjashtohet për pesë sekonda

  • 18 January 2018 - 09:26
Morata merr dy kartonë të verdhë dhe përjashtohet për pesë sekonda

Alvaro Morata u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Norwichit në FA Cup

Chelsea mbrëmë kaloi në raundin tjetër të FA Cup, ku pas penalltive mposhti Norwichin me rezultat 5:4.

Këtë ndeshje londinezët e mbyllën me nëntë lojtarë, pas përjashtimit të Pedro dhe Alvaro Morata.

Ky i fundit mori dy kartonë të verdhë për pesë minuta, ku i pari ishte për shkak të simulimit dhe i dyti për shkak të protestës.

Të dy këta nuk do të luajnë në ndeshjen e ardhshme për Chelsean.

(Kosova Sot)