A do të largohet Goetze nga Bayerni, tregon Guardiola

  • 04 August 2015 - 10:28
A do të largohet Goetze nga Bayerni, tregon Guardiola

Trajneri i Bayern Mynichut, Pep Guardiola ka konfirmuar se mesfushori Mario Gotze nuk do të largohet nga Allianz Arena.
“Mario është një nga lojtarët e mi më të preferuar. Ju e dini  dhe kemi biseduar në lidhje me atë shumë herë. Ai është një lojtar i madh”. “Pse nuk luajti kundër Wolfsburgut? Ajo ishte vetëm ndeshja e parë e sezonit dhe në fushë mund të hedhësh vetëm njëmbëdhjetë lojtarë”, ka deklaruar Pep.