Gazetarët italianë e ‘detyrojnë’ Mourinhon të nënshkruajë fanellën me emrin e Contes

  • 18 January 2018 - 12:29
Gazetarët italianë e ‘detyrojnë’ Mourinhon të nënshkruajë fanellën me emrin e Contes

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është zënë ngushtë nga dy gazetarë italianë të mërkurën në mbrëmje. 

Portugezi që është zënë me transferimin e Alexis Sanchez është ndaluar nga dy burra në dalje të hotelit The Lowry.

Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, prezantues në Italia 1 në emisioni sarkastik ‘Le Iene’, e detyruan Mourinho të flas pak për mosmarrëveshjet dhe sulme drejt trajnerit italian të Chelseat, Antonio Conte.

 

Gazetarët me Mourinhon

Conte iu ishte drejtuar Mourinhos si “njeri i vogël”, pasi portugezi kishte thënë se di trajner janë si ‘palaço’.

‘Special One’ u pa i lumtur dhe i buzëqeshur me gazetarët duke i dhënë atyre edhe përgjigje.

 

Mourinho gjatë bisedës me gazetarët

Italianët i kërkuan Mourinhos që të nënshkruajë fanellën e Manchester Unitedit, por në të ishte emri “ Antonio Conte dhe nr.1”.

Mourinho e kuptoi shakanë dhe qeshi, për të dhënë pastaj edhe nënshkrimin  tij në fanellë.

 

Fanella e nënshkruar

Ai u largua duke u futur në hotel ku edhe është duke jetuar. 

(Kosova Sot)