​Mourinho bie në kurth, nënshkruan fanellën e Unitedit me emrin e Contes

  • 18 January 2018 - 12:30
​Mourinho bie në kurth, nënshkruan fanellën e Unitedit me emrin e Contes

Jose Mourinho ka qenë kurth e emisionit “Le Lene”, k pa vetëdije ka nënshkruar fanellën e Manchester Unitedit, ku mbrapa ishte emri i Antonio Contes me numër 1

Gazetarët Alessandro Onnis dhe Stefano Corti kanë udhëtuar drejt Manchesterit, për t’u takuar me Mourinhon, duke “e detyruar” atë të firmoste një fanellë në dukje normale të Unitedit.

Por, mbrapa saj ishte i shkruar emri i Antonio Contes, rivalit më të madh për momentin, me të cilin kanë pasur së fundmi disa akuza verbale.

Mourinho këtë shaka e pranoi me sportivitet. 

(Kosova Sot)