Muaji qershor do ta sjell ndarjen mes Zidanes dhe Real Madridit

  • 18 January 2018 - 13:09
Muaji qershor do ta sjell ndarjen mes Zidanes dhe Real Madridit

Kërkesa e Real Madridit për të fituar gjithmonë dhe fjalët e shumta në korridoret e klubit, dërgojnë në një largim të Zinedine Zidanes nga klubi. 

Ish-futbollisti është duke kaluar një periudhë të vështirë në klub, pasi që ka mbetur prapa në kampionat me 19 pikë ndaj rivalit kryesor Barcelonës.

Për klubin që ka memorie të shkurtër dhe nuk fal asnjë gabim, trajneri i rekordit me dy Liga të Kampionëve dhe titullin e fituar, mund të përjashtohet në fund të sezonit.

 

Zidane drejt largimit

Besohet se edhe francezi tani është në siklet me bordin e klubit dhe fansat që kërkojnë gjithmonë fitore.

Me situatën aktualë anëtarë të klubit dhe fansat besojnë që largimi i tij nuk do të jetë befasi.

Kështu kishte ndodhur edhe në vitin 2006 ku ai ishte larguar, duke mos e përmbushur vitin e fundit të kontratës.

(Kosova Sot)