Duka tregon nëse do të ketë kosovarë në takimin Shqipëri – Serbi

  • 04 August 2015 - 10:43
Duka tregon nëse do të ketë kosovarë në takimin Shqipëri – Serbi

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar se në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë tifozë nga Kosova dhe Maqedonia nuk do të lejohen në stadiumin “Elbasan Arena”.
“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë çdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” ka deklaruar duka për gazetën ‘Shqiptarja.com’.
“Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën”, ka theksuar kreu i FSHF-së.