Renditja e FIFA-s: Kosova pëson rënie, Shqipëria ngjitet për dy vende
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka humbur një vend në renditjen e FIFA-s, ndërkohë që ajo e Shqipërisë është ngjitur për dy pozita më lart.
FIFA e publikoi sot renditjen më të re, me Kosovën që pësoi rënie përsëri dhe radhitet e 178-ta në botë me 97 pikë të grumbulluara.
Kombëtarja e Shqipërisë, ndërkohë, ka bërë më mirë, duke i fituar dy vende në renditje dhe pasi ka mbledhur 553 pikë, renditet në vendin e 60 në botë.
Renditjes i prin Gjermania, e ndjekur nga Brazili i në vendin e dytë.
Top peshën e mbyllin, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.
(Kosova Sot)