Interi e kërkon sulmuesin e Liverpoolit

  • 18 January 2018 - 15:54
Interi e kërkon sulmuesin e Liverpoolit

Interi është duke tentuar të huazojë Daniel Sturridge, por Sky Sports mëson se Liverpooli më parë do të preferonte një marrëveshje permanente për shitjen e tij.

Sturridges i duhet të luajë më shumë për ta fituar një vend në ekipin kombëtar të Anglisë në kohë, para Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Megjithatë, nuk është e qartë se sa hapësirë do t’i ofrohej atij në Inter duke ditur se gjiganti italian e ka një treshe që luan rregullisht në sulm, Ivan Perisic, Mauro Icardi dhe Antonio Candreva.

Raportohet se Liverpooli e vlerëson sulmuesin anglez rreth 33 milionë euro. 

(Kosova Sot)