Man Unitedi iu ofron kontrata të reja De Geas dhe Rojos

  • 19 January 2018 - 11:34
Man Unitedi iu ofron kontrata të reja De Geas dhe Rojos

Manchester Unitedi është gati të dorëzojë kontratat e reja për portierin spanjoll, David de Gea dhe mbrojtësin argjentinas, Marcos Rojo.

Sipas taboliditi anglez Daily Mail, Unitedi është afër finalizimit të një oferte të re të kontratës për De Gean, teksa thuhet se ka hapur bisedime edhe me Rojon.

De Geas i ka mbetur edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij të tashme prej 200 mijë eurove në javë dhe Djajtë e Kuq duan të rinovojnë para se hyjë në vitin e fundit.

Ky medium anglez thotë se Jose Mourinho është afër për të nënshkruar një marrëveshje të re me portierin spanjoll pasi thuhet se e ka bindur për të qëndruar.

Rojo dhe De Gea janë shokë të mirë te Man United 

Portugezi e ka konfirmuar këtë javë se zëvendëskryetari ekzekutiv i klubit Ed Woodward po shqyrton një kontratë të re pesëvjeçare për të mbajtur 27-vjeçarin larg nga duart e Real Madridit.

Një marrëveshje e re për mbrojtësin argjentinas Rojo është gjithashtu në letrat e drejtuesve nga Old Trafford.

Mbrojtësi i gjithanshëm, gjithashtu 27-vjeçar, ka mbetur në 18 muajt e fundit në marrëveshjen e tij të tanishme, por mendohet të ketë bindur Mourinhon se ai është i denjë për një zgjatje kontrate.

Në listën e rinovimeve janë edhe spanjollë Juan Mata dhe Ander Herrara, por thuhet se të dy kanë refuzuar zgjatjen e kontratës. 

(Kosova Sot)