Feronikeli barazon me Partizanin B

  • 19 January 2018 - 12:37
Feronikeli barazon me Partizanin B

Në një kohë që shumica e skuadrave shqiptare të Superiores kanë shkuar në Turqi për minifazën e janarit, Feronikeli i Kosovës vjen në Shqipëri për përgatitjet dimërore dhe përveç stërvitjes, ka planifikuar edhe disa miqësore.

Të parën skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi e ka zhvilluar sot në Kamzë, kundër Partizanit B, drejtuar nga Genc Mahmutaj.

Në letër një ndeshje e lehtë për Feronikelin, sepse Partizani B është praktikisht skuadra e të rinjve, por në realitet rezultoi shumë e vështirë dhe barazimi 2-2 u arrit me vuajtje nga skuadra nga Drenasi.

Sulmuesi Milicaj shënoi në mesin e pjesës së parë, ndërsa Partizani përmbysi gjithçka me Gjeçin e Kumanovën në 19 minutat e fundit të ndeshjes.

Mesfushori Behar Maliqi, i cili në sezonin 2013/14 ka qenë pjesë e Partizanit, shënoi golin e barazimit në minutën e fundit të takimit, ku Partizani B befasoi.

KF FERONIKELI 2 – 2 FK PARTIZANI B

Shënues: Milicaj 25′, Maliqi 90’/ Gjeçi 71′ , Kumanova 89′

Feronikeli: Maloku, Doshllaku, Thaqi, Dabiqaj, Prekazi, Haliti, Maliqi, Morina, Elshani, Milicaj, Hoti.

Trajner: Ismet Munishi

Partizani B: Sulenji, Çela, Lila, Sallaku, Arbana, Kumanova, Bajrami, Manellari, Balla, Beqiraj, Gjeçi

Trajner: Genci Mahmutaj

(Kosova Sot)