Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto)

  • 19 January 2018 - 17:47
Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto)

Ai tani është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe dikur ai ka mundur të nënshkruajë për Newcastlen dhe do të luante në St. James’ Park.

Pierre-Emerick Aubameyang, tani 28 vjeç, është kthyer në një dinasti, pasi edhe babai i tij është një legjendë e futbollit në Afrikë dhe vëllazëritë e tij ende luajnë futboll.

Image

 

Image

 

Djaloshi me prejardhje nga Gaboni, u rrit në Milano nga babi që ishte edhe skautë i Milanit.

Ai ka pasur një ofertë që në fillimit e tij nga Newcastle e Alan Pardew.

Sipas SunSport lojtari është rrugës për të kaluar në Arsenal, pasi që Liga Premier mbetet një ëndërr e tij.

Babai i tij Pierre Francois Aubameyang ka qenë skautë i A.C. Milan, ndërsa nëna e tij Margarita Crespo Aubameyang ka pasur një dyqan rrobash.

Aubameyang ka lindur në Laval të Francës, 200 kilometra larg Parisit. Ai ka një ndërtim shumë të mirë edukativ, ndërsa është rritur me dashurin për futbollin.

Kjo pasi familja Aubameyang ishte e mirë në këtë.

Një familje futbollistësh

Pierre Francious, i njohur si “Yaya”, ka pasur karrierë interesante. Ai ka luajtur 80 ndeshje me kombëtaren e Gabonit, ndërsa ka marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitet 1994 dhe 1996.

Ai ka luajtur për 29 vite nga 1982 deri në 2002, me klube si Laval, Le Havre dhe Toulouse. Pas pensionimit u fut në punë te Milani.

 
 
Image

 

Para se ta arrinte çmimin prej 70 milionë funte, Pierre-Emerick ka luajtur tek të rinjtë e Milanit.

Ai ka luajtur në San Siro me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj Catalina dhe Willy.

Vetëm Willy ka zhvilluar ndeshje zyrtare me fanellën e Milanit.

Image

 

Catalina tani luan në Gabon pasi kishte karrierë në disa klube franceze dhe italiane.

Willy aktualisht luan në Gjermani te FC Kray. Ai ka luajtur te Kilmarnock në Skoci në vitin 2011.

Afër kalimit në Ligën Premier  

Kur luante te Saint Etienne, Aubameyang kishte rënë në sytë e Alan Pardew.

Klubi kërkoi të nënshkruajë menjëherë me të. Kjo ndodhi në vitin 2013, kur në garë ishte edhe Borussia Dortmund, klub të cilin e zgjodhi lojtari.

Njëri që vendosi mbi kalimin e tij te Dortmund ishte edhe babai i tij.

Image

Dashuria për Crespon

Tani e dimë që Aubameyang ka një lidhje të fortë me ish sulmuesin e njhur argjentinas, Hernan Crespo.

Ai e do atë aq shumë sa që ka edhe tatuazh në dorë: “Crepso përjetë”.

Është folur se edhe mamaja e tij ishte në lidhje me lojtarin.

Edhe pse kjo kurrë nuk është konfirmuar, Aubameyang nuk e ka hequr tatuazhin nga duart.

“Crespo është i shpejtë, i fortë edhe në ajër, ka teknik të hatashme është një lojtar i madh”, kishte thënë Auba.  

(Kosova Sot)