Punë e kryer, Rafinha është i Interit?

  • 19 January 2018 - 20:02
Punë e kryer, Rafinha është i Interit?

Interi më në fund ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Rafinhas.

Transferimi i Rafinhas nga Barcelona te Interi, tashmë mund të quhet punë e kryer. Lajmin e kanë bërë të ditur Sky Sport Italia dhe Mundo Deporitvo.

Sipas tyre, braziliani do t’i bashkohet Interit në formë huazimi deri në fund të sezonit me obligim për ta blerë për 35 milionë euro plus 3 të tjera bonuse.

Mësohet se marrëveshja është drejt finalizimit. 

(Kosova Sot)