Gjithçka gati, Henrikh Mkhitaryan arrin në Londër, Sanchez udhëtoi për në Mançester (Foto)

  • 21 January 2018 - 10:56
Gjithçka gati, Henrikh Mkhitaryan arrin në Londër, Sanchez udhëtoi për në Mançester (Foto)

Arsenal dhe Manchester United duket se kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.

Alexis Sanchez pritet të kaloj në radhët e Djajve të Kuq, ndërsa te Gunners do të vjen Henrikh Mkhitaryan.Ky i fundit tashmë ka arritur në kryeqytetin britanik të Londrës, i cili po shoqërohet nga agjenti Mino Raiola

Reprezentuesi armen u pa në humor të mirë dhe i buzëqeshur gjersa transferimi te Arsenali duket se do të bëhet zyrtare brenda 48 orëve të ardhshme.

Mkhitaryan do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në dy ditët e ardhshme pasi që Sanchez do të udhëtojë për në Mançester.

Kujtojmë se United ishte më sy qelë në korrik të vitit të kaluar kur i rrëmbeu pothuajse nga duart Arsenalit, i cili ishte pran transferimit të ish-mesfushorit të Borussia Dortmundit.

Theksojmë se aventura e mesfushorit te Djajtë e Kuq nuk ishte tepër e suksesshme, duke bërë 63 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar 13 gola. 

(Kosova Sot)