Joao Mario kundër Interit

  • 21 January 2018 - 11:03
Joao Mario kundër Interit

Joao Mario është kundër idesë së Interit që të huazohet për gjashtë muajt e ardhshëm

Mesfushori portugez, Joao Mario ka refuzuar të gjitha skuadrat që kanë tentuar huazimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Mario deri me tani ka pasur mundësi të huazohet në Sevilla, Atletico Madrid, Everton, Watford dhe West Ham United, por të gjitha këto skuadra i ka refuzuar.

Ai nuk dëshiron që të huazohet, por të largohet përfundimisht nga Interi, shkruan Fcinternews.

Portugezi ka biseduar me agjentin e tij, Kia Joorabchian, nga i cili ka kërkuar që t’ia gjej një skuadër të re.

Joao Mario në Inter u transferua verën e vitit 2016 nga Sporting për 40 milionë euro. 

(Kosova Sot)