Kroos dëshiron të punojë me Kloppin në Liverpool

  • 21 January 2018 - 11:59
Kroos dëshiron të punojë me Kloppin në Liverpool

Toni Kroos po mendon që gjatë verës së ardhshme të largohet nga Real Madrid për të kaluar në Liverpool

Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka fituar gjithçka me Real Madridin këto tre vite e gjysme dhe po mendon për një aventurë te re.

Sipas Don Balon, gjermani dëshiron të vazhdojë karrierën në Premierligë, saktësisht te skuadra e Liverpoolit.

Arsye për këtë është se Kroos dëshiron të punojë nën urdhrat e trajnerit gjerman Jurgen Klopp.

Përveç Liverpoolit, për shërbimet e tij janë të interesuara edhe disa skuadra të tjera të mëdha evropiane.

(Kosova Sot)