Zidane publikon listën kundër La Corunas, nuk iu beson të rinjve

  • 21 January 2018 - 12:01
Zidane publikon listën kundër La Corunas, nuk iu beson të rinjve

Zinedine Zidane ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane edhe një herë tjetër ka treguar se nuk u beson lojtarëve të cilët i janë bashkuar skuadrës gjatë verës së kaluar.

Ai ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Deportivo La Coruna, por ka lënë jashtë tre lojtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Dani Ceballos, Macos Llorente dhe Ashraf hakimi, ndërsa për shkak të lëndimeve mungojnë Vallejo dhe Sergio Ramos.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:15.

Image

 

(Kosova Sot)