Perez i thotë Ronaldos: Nuk kam para për ta përmirësuar pagën

  • 21 January 2018 - 12:29
Perez i thotë Ronaldos: Nuk kam para për ta përmirësuar pagën

Cristiano Ronaldo është i pakënaqur në Real Madrid dhe dëshiron kontratë të re me pagë dy herë e gjysmë më të lartë

Ylli portugez, Cristiano Roanldo paguhet 21 milionë euro në sezon, por si lojtari më i mirë në dy vitet e fundit beson se meriton pagë shumë më të lartë.

Ai ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës kontratë të re dhe pagë prej 50 milionë eurove, 4 më shumë se sa Leo Messi dhe 14 më shumë se sa Neymar.

Por, përgjigja e presidentit të Realit, Florentino Perez është shumë e thjeshtë: “Nuk kemi para për të përmirësuar pagën tuaj”, shkruan AS.

Sipas El Chiringito, Perez nuk dëshiron t’i shpenzojë paratë e tij në Ronaldon, pasi dëshiron t’i ruaj për yllin e PSG-së, Neymar, që është dëshira kryesore e tij.

Këto fjalë nuk e kanë bindur portugezin, i cili nuk e ndjen përkrahjen e klubit dhe dëshiron të largohet.

Momentalisht nuk ka skuadra të interesuara për të, pasi ish-skuadra e tij Manchester United nuk e dëshiron në Old Trafford.

(Kosova Sot)