NBA, Houston mposht Golden State, Oklahoma turpëron Clevelandin

  • 21 January 2018 - 12:41
NBA, Houston mposht Golden State, Oklahoma turpëron Clevelandin

Në NBA ishte mbrëmja e Houston Rockets dhe Oklahoma City Thunder të parët ndalën hovin e Golden State Warriors, ndërkohë që Cleveland Cavaliers pësoi një humbje turpëruese nga Oklahoma City Thunder brenda në Ohio.

Ndeshja që pritej me më shumë interes ishte ajo që u zhvillua në Toyota Center me Houstonit dhe kampionëve në fuqi të Golden State. Përfundoi me fitoren 116-108 të teksanëve që iu falën paraqitjes fantastike të Chris Paul autori i 33 pikëve, ndërsa koleksionoi edhe 11 asiste.

Një dorë në këtë fitore shumë të rëndësishme që rindezi shpresat e Houstonit për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, vendasve ua dha James Harden autori i 22 pikëve.

Në krahun tjetër të pamjaftushme 26 pikët e Durant, 21 të Green dhe 19-të të Curry-it. Mrekullia e mbrëmjes erdhi nga Oklahoma City Thunder.

Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe që i la të gjithë pa fjalë ajo e skuadrës së trajnerit Billy Donovan që në Quicken Loans Arena shpartalloi nënkampionët e NBA, Cleveland Cavaliers me rezultatin 148-124.

Në një sfidë ku sulmi i Oklahomës ishte thjeshtë i papërmbajtshëm diferencën e bëri Paul George i cili realizoi 36 pikë ndërsa 29 të tjera i shtoi Carmelo Anthony. Ishte i 4-ti në renditjen e pikëshënuesve më të mirë të skuadrës së tij Rusell Westbrook i cili u mjaftua me 23 pikë por shkëlqeu edhe me 20 asiste e 9 rebound, ndërkohë që u bllokua nga mbrojtja e Oklahomës, LeBron James që e mbylli ndeshjen me 18 pikë.

Në takimet e tjera spikat fitorja e Chicago Bulls me shifrat e thella 113-97 në transfertën ndaj Atlanta Hawks. Buzeqëshi edhe Miami Heat që falë 26 pikëve të Ellington u rikthye te fitorja pasi mposhti në transfertë 106-105 Charlotte Hornets. 40 pikë realizoi Kyle Lowry por paraqitja e tij e shkëlqyer nuk i mjaftoi Torontos që u mposht në Minneapolis nga Minesotta Timberwolves me rezultatin 115-109, ku për vendasit spikatën Andrew Wiggins dhe Karl Anthony Towns.

(Kosova Sot)