Skuadra e Premierligës e shkarkon trajnerin

  • 21 January 2018 - 13:04
Skuadra e Premierligës e shkarkon trajnerin

Watford ka njoftuar se ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Marco Silva

Skuadra e Premierligës, Watford edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin portugez, Marco Silva.

Portugezi ka qenë duke bërë punë shumë të mirë pas 13 javëve të para, por në 11 ndeshjet e fundit skuadra e tij kishte fituar vetëm një ndeshje.

Kjo ka qenë e mjaftueshme për drejtuesit që të shkarkojnë Silvan.

“Watford ka prishur kontratën me Marco Silva. Ky ka qenë një vendim i vështirë dhe nuk është marrë lehtë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Image

 

(Kosova Sot)