FFK reagon në lidhje me Edon Zhegrovën

  • 21 January 2018 - 13:37
FFK reagon në lidhje me Edon Zhegrovën

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar për çështjen lidhur me talentin kosovar, Edon Zhegrova, i cili ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtares ta përfaqësoj, Kosovën apo Shqipërinë.

Pas lajmit se Edon Zhegrova do t’i bashkohet Shqipërisë, gazeta “Blic” ka kontaktuar menjëherë trajnerin e përkohshëm të Kosovës, Muharrem Sahitin, por ai nuk ka dashur të reagojë për këtë çështje.Ai që ka reaguar, ishte sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili ka thënë se lojtari është ftuar më përpara edhe nga Kosova.

(Kosova Sot)