Ja kundërshtarët e Sigal Prishtinës në FIBA Europa Cup

  • 04 August 2015 - 13:21
Ja kundërshtarët e Sigal Prishtinës në FIBA Europa Cup

Klubi më i trofeshëm në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina në këtë sezon do të jetë pjesë e garave evropiane dhe sot ka mësuar kundërshtarët e saj për FIBA Europa Cup, pas shortit të hedhur në Munich.

Sigal Prishtina është në grupin K së bashku me këto skuadra:

Energia Targu Jiu (Romani)
BC Astana      (Kazakistan)
AEK Larnaca    (Qipro)
SIGAL Prishtina

Në edicionin e ri në në këtë ligë do të marrin pjesë 56 ekipe, të cilat do të ndahen në 2 Konferenca që janë të bazuara në afërsinë gjeografike, por edhe në numrin e klubeve të regjistruara nga një shtet, raporton Koha.net. Për Kosovën në këtë garë do të marrë pjesë vetëm Sigal Prishtina e cila është në Konferencën e dytë.

Garat në këtë ligë do të fillojnë më 28 tetor 2015 dhe do të përfundojnë më 1 maj 2016.