Edhe një skuadër gjermane pas Rashicës, Stuttgarti i gatshëm të shpenzojë për yllin e Kosovës

  • 21 January 2018 - 14:42
Edhe një skuadër gjermane pas Rashicës, Stuttgarti i gatshëm të shpenzojë për yllin e Kosovës

Milot Rashica mund të ndërroj skuadër së shpejti dhe të largohet nga Vitesse.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova ka shkëlqyer në kampionatin holandez këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave.

Image

 

Por e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin gjerman Bundesliga.

Së fundmi garës për vushtrriasin i është futur edhe skuadra e rikthyer në elitë, Stuttgarti.

Mediat gjermane kanë raportuar se Rashica i pëlqen Stuttgartit dhe klubi bardh e kuq është i gatshëm për të shpenzuar.

Vitesse ka paralajmëruar se nuk e lë të lirë reprezentuesin kosovar nën tetë milionë euro, para që nuk janë problem për Stuttgartin.

Por klubi bardh e kuq duhet ta mposhtë edhe konkurrencën e Hannover 96 që gjithashtu po e kërkon lojtarin.

Image

 

Rashica ka kontratë me Vitessen deri në qershorin e vitit 2020, ndërsa është pjesë e klubit holandez që nga viti 2015.

Në 25 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi anësorë ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Interesim për ish-anëtarin e Vushtrrisë ka shprehur edhe skuadra e njohura angleze Newcastle United

(Kosova Sot)