Radoni la një Pejë të madhe e gjeti të vocërr

  • 21 January 2018 - 16:18
Radoni la një Pejë të madhe e gjeti të vocërr

Radoni la një Pejë të madhe e gjeti të vocërr

Shumë adhurues të basketbollit mund të kenë mbetur të befasuar kur e kanë parë Vigan Radonin në pesëshen e parë të klubit Peja, në ndeshjen më interesante të javës së parë të stinorit pranveror të IP Superligës së Kosovës në basketboll, ndaj Trepçës. Radoni, emër ky i njohur për basketbollin pejan, ka kohë që nuk paraqitej në parketet e palestrave kosovare. Ka dy vjet e gjysmë prejse fundori nuk ka luajtur për Pejën.

Por gjendja e rëndë financiare që po e kalon Peja, njëri prej klubeve shtyllë të basketbollit në vend, ka bërë që Radoni të heqë dorë nga "pensionimi" i hershëm dhe t'i kthehet karrierës së basketbollistit, shkruan Koha Ditore.

Në ndeshjen e luajtur të dielën e kaluar në "Minatori" të Mitrovicës para 2.000 shikuesve, Radoni kaloi mbi 19 minuta në parket, ndërsa realizoi katër pikë e një kërcim.

"Ka dy vjet e gjysmë që jam tërhequr nga sporti, pasi e kam pasur një operim dhe është dashur të largohem pak. Dhe duke e parë se si ka mbetur klubi, në çfarë gjendje, mendova që të kthehem dhe të ndihmojë skuadrën për aq sa kam mundësi", ka thënë Radoni.

(Kosova Sot)