Shtatë sekonda art nga Leo Messi

  • 22 January 2018 - 12:54
Shtatë sekonda art nga Leo Messi

Leo Messi shënoi dy gola kundër Betisit dhe përveç golave ai dhuroi spektakël në fushë me driblimet e tij të jashtëzakonshme.

Dy gola kundër Betisit, 19 në 21 paraqitje në La Liga – Lionel Messi është i pandalshëm këtë sezon.

Driblimi fantastik i argjentinasit mbrëmë kundër Betisit po bën xhiron e botës ku brenda shtatë sekondave Leo dhuron spektakël për gjithë të pranishmit në stadium.

Pas ndeshjes, Messi, që mori notën 10 për paraqitjen ndaj Betis, u vlerësua lartë nga trajneri Ernesto Valverde.

Ai tha se Messi është më i miri aktualisht dhe më i miri ndonjëherë që ka njohur bota e futbollit dhe se më nuk do të ketë një si pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Messi ka shënuar 25 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

(Kosova Sot)