Kepa lodhet duke e pritur Realin, nënshkruan kontratën e re me Bilbaon
Edhe zyrtarisht Kepa e ka rinovuar kontratën me Bilbaon që do të mbrojë ngjyrat e këtij klubi deri në vitin 2025.
Real Madridi kishte mundësinë për ta marrë Kepa Arrizabalaga për 17.7 milionë funte, por Zinedine Zidane nuk e dha dritën e gjelbër për transferimin e spanjollit.
Kështu, Kepa Arrizabalaga u lodh nga pritja për Realin dhe ka vendosur që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me klauzolë lirimi tani 80 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur të vazhdoj këtu që e konsideroj si shtëpinë time. Kam qenë këtu për pothuajse 15 vite dhe ky është një moment i rëndësishëm në karrierën time. Pas negociatave të gjata, më në fund dhanë rezultate”, u shpreh kepa.
(Kosova Sot)