Roma do të zëvendësojë Dzekon

  • 22 January 2018 - 17:20
Roma do të zëvendësojë Dzekon

Drejtori Sportiv i Romës, Monchi ka thënë se do të zëvendësojnë Edin Dzekon, nëse ky i fundit kalon në Chelsea

Skuadra angleze, Chelsea është shumë pranë transferimit të dyshes së Romës, Edin Dzeko dhe Emerson Palmeiri.

Në rast se sulmuesi boshnjak kthehet në Premierligë, atëherë Monchi njofton se ata do ta zëvendësojnë atë duke transferuar një sulmues të ri.

“Çka do që ndodh do të ndodh”, tha fillimisht Monchi për mediat italiane.

“Punoj çdo ditë që të kem lojtarë që mund t’i zëvendësojnë lojtarët tanë, puna ime është që të përmirësojë skuadrën. Nëse Dzeko largohet nga Roma, atëherë do të blejmë një lojtarë tjetër”, tha ai në fund.

(Kosova Sot)