Real Madridi dhe PSG e duan yllin e Chelseat

  • 23 January 2018 - 12:23
Real Madridi dhe PSG e duan yllin e Chelseat

Real Madridit dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuara për portierin e Chelseat, Thibaut Courtois, gjatë verës, raporton Het Lastste Nieuws.

Chelsea i ka ofruar kontratë të re Courtoisit, e cila do ta bënte atë portierin më të paguar në botë, megjithatë përfaqësuesi belg ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re.

Ndërkohë, vendimi i Kepa Arrizabalaga’s për të nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbaon ka bërë që Real Madridi të nisë kërkimin për një portier tjetër dhe fokusi i saj duket të jetë te Courtois, i cili i ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratë me Chelsean.

Edhe PSG është e interesuar për belgun, edhe pse kufizimet financiare mund t’ia shuajnë shpresat për blerjen e tij.

(Kosova Sot)