Marin Cilic triumfon ndaj Rafael Nadalit, kalon në gjysmëfinale të Australian Open

  • 23 January 2018 - 14:34
Marin Cilic triumfon ndaj Rafael Nadalit, kalon në gjysmëfinale të Australian Open

Marin Cilic e ka mposhtur numrin një të botës, spanjollin Rafael Nadal, për të arritur në gjysmëfinale të grand slamit të parë të vitit, Australian Open.

Numri gjashtë i botës e siguroi një vend në gjysmëfinale të turneut grand slam për herë të pestë në karrierë, ku do të takohet me britanikun Kyle Edmund, pasi Nadali u tërhoq për shkak të një lëndimi në setin e pestë.

Cilic po fitonte 3-6, 6-3, 6-7(5), 6-2, 2-0 pas tri orëve e 46 minutave lojë kur Nadal u tërhoq. 

(Kosova Sot)