United bën presion për Seri

  • 23 January 2018 - 17:43
United bën presion për Seri

Manchester United dëshiron të përforcohet edhe me një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit

Alexis Sanchez nuk pritet të jetë transferimi i vetëm i Manchester Unitedit këtë afat kalimtar, pasi Jose Mourinho ka kërkuar edhe mesfushorin e Nice, Michael Seri.

Sipas The Sun, United do të bëjë presion që ta marrë mesfushorin e skuadrës franceze gjatë këtij muaji.

Por, transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse lojtarin e dëshiron edhe rivali i qytetit i Unitedit, Manchester City.

Skuadrat tjera të interesuara për të janë edhe Barcelona, Chelsea dhe Liverpool. 

(Kosova Sot)