De Gea është favorit kryesor

  • 23 January 2018 - 18:28
De Gea është favorit kryesor

David de Gea edhe një herë tjetër do të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm në Real Madrid

Portieri spanjoll, Davi de Gea para dy viteve e gjysmë ishte shumë pranë kalimit në Real Madrid, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, De Gea është sërish portieri favorit për t’u transferuar në Real gjatë verës së ardhshme.

Këtë e shpjegon edhe mos transferimi i portierit të Athletic Bilbaos, Kepa, që ditë më parë vazhdoi kontratën me skuadrën e tij.

Edhe spanjolli është i gatshëm të kthehet në Spanjë tek Real Madrid.

Alternativë tjetër nëse dështon De Gea është portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois. 

(Kosova Sot)