Zyrtare: PSG transferon një mesfushor

  • 23 January 2018 - 19:33
Zyrtare: PSG transferon një mesfushor

PSG edhe zyrtarisht ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll, Lassana Diarra

Skuadra franceze, PSG ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Lass Diarra, me të cilin ka nënshkruar deri në verë të vitit 2019.

Lojtari ka qenë pa skuadër dhe me PSG ka nënshkruar si lojtarë i lirë.

“PSG është e lumtur të ju njoftojë se ka nënshkruar me mesfushorin Lass Diarra. Mesfushori defenziv do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërsa, Diarra që do të veshë fanellën me numër 19 tha se është shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës së qytetit të lindjes.

Diarra na të kaluarën ka luajtur për skuadrat si Chelsea, Arsenal, Real Madrid apo Marseille. 

(Kosova Sot)