Zëdhënësi i FSHF-së: S'ka qëndrim për biletat

  • 04 August 2015 - 15:31
 Zëdhënësi i FSHF-së: S'ka qëndrim për biletat

Pas lajmit të publikuar se në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë tifozë nga Kosova dhe Maqedonia nuk do të lejohen në stadiumin “Elbasan Arena”, në një deklaratë për “Alsat-M, zëdhënësi i FSHS-së Dritan Kokona thotë se nuk është marrë një vendim i tillë.
“Këto janë ide të cilat dalin nga mediat. Në momentin që FSHF-ja, do të ketë një qëndrim të qartë atëherë federata do të dal me një njoftim. Këto janë abuzime të mediave. “, tha Dritan Kokona, zëdhënës i FSHF-së.
Me këtë deklaratë hidhet poshtë mundësia e mos marrjes pjesë në këtë ndeshje të tifozëve shqiptar që nuk janë shtetas shqiptar. Në FSHF thonë se do të vlejnë kushte e njëjta si për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe për ata shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera.

Image