Shqipëria mëson sot rivalët e Ligës së Kombeve, detajet për 4 biletat në “Euro 2020” (FOTO)

  • 24 January 2018 - 10:51
Shqipëria mëson sot rivalët e Ligës së Kombeve, detajet për 4 biletat në “Euro 2020” (FOTO)

Kualifikimi në “Euro 2016” është maja më e lartë e arritjeve të futbollit shqiptar. Pjesëmarrja në fazën finale të një Europiani do të jetë edhe në të ardhmen një objektiv për Kombëtaren shqiptare. UEFA ka ndërtuar një tjetër sistem, prej të cilit mund të arrihet një biletë për në fazën finale të Europianit. Bëhet fjalë për Ligën e Kombeve.

Nga sot, në Lozanë, në orën 12:00, do të hidhet shorti për këtë kompeticion, ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët për të nisur rrugëtimin për arritjen e Europianit. Duke qenë hera e parë e vënies në zbatim të këtij projekti, UEFA ka saktësuar çdo pikëpyetje të mundshme me anë të një artikulli në faqen zyrtare.

ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?

Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.

Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.

Image

SKUADRAT RIVALE?

Të 55 federatat e UEFA-s janë të ndara në katër Liga, referuar renditjes së UEFA-s (1-12 në Ligën A, 13-24 në Ligën B, 25-39 në Ligën C, 40- 55 në Ligën D). Ndarja në këto Liga është bërë e tillë: Liga A dhe B do të kenë nga tre vazo (sërish vendosja në bazë të renditjes), ndërsa Liga C dhe Liga D me nga katër vazo.

Image

 

SI FUNKSIONON SHORTI?

Shorti nis me Ligën D dhe vazon 4, e cila përmban 4 gogla me skuadrat që përcaktohen në grupe me rend zbritës nga D1 në D4. Shorti vijon me vazon 3 dhe më pas me 2 dhe 1. Shortet për Ligat e tjera vijojnë me të njëjtën procedurë, pavarësisht se Grupi C1 nuk do të përmbajë një skuadër nga vazo 4, ndërsa Ligat B dhe A do të përbëhen nga grupe me 3 skuadra.

PËRBALLJE TË NDALUARA?

Skuadrat e mposhte nuk  mund të vendosen në të njëjtin grup: Liga B: Ukraina/Rusia Liga D: Armenia/Azerbajxhani

SI FUNKSIONOJË LIGAT?

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

Image

LIGA ME KUALIFIKUESET E “EURO 2020”?

Nga kualifikueset tradicionale, në dhjetë grupe do të ketë 20 skuadra finaliste në “Euro 2020”. Nëse më parë kishte skuadra që luanin në fazën “Play-Off” për katër vende, tashmë këto vende i janë dhënë Ligës së Kombeve. Në secilën prej ligave (4) do të formohen grupet.

Fituesja e secilit grup luan “Final 4” (faza gjysmëfinale dhe ekipi që triumfon në secilën Ligë siguron kualifikimin në Europian. Nëse kjo skuadër e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale (është renditur në dy vendet e para të kualifikueseve), atëherë biletën për në Europian e merr vendi me renditjen më të lartë në UEFA nga kjo Ligë.

Image

 

SA NDESHJE DO LUHEN?

Pas shortit që do të hidhet sot, UEFA do të saktësojë të 138 përballjet e Ligës së Kombeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen. Për Ligat A dhe B, të cilat do të kenë grupe me tri skuadra, pra, vetëm katër ndeshje secila, atëherë në datat e tjera do të kenë mundësinë që të bëjnë ndeshje miqësore.

(Kosova Sot)