Sulmuesi i Romës në Chelsea, mungon vetëm konfirmimi zyrtar

  • 24 January 2018 - 11:15
Sulmuesi i Romës në Chelsea, mungon vetëm konfirmimi zyrtar

Mediat italiane raportojnë se transferimit të Edin Dzekos së Romës në Chelsea i mungon vetëm konfirmimi zyrtar.

Sipas Gazzetta dello Sport, njoftimi zyrtar do të bëhet të mërkurën, pra sot, ose të enjten pasi Dzeko tashmë i ka tejkaluar dyshimet se a ta pranojë apo jo ofertën e Chelseat.

E Corriere dello Sport pohon se nënshkruajë kontratë shumëvjeçare me “Të kaltrit” dhe do t’i fitojë 8 milionë euro në sezon.

Megjithatë, mësohet se nuk do të ketë asnjë zhvillim të mëtejmë deri sa Roma ta luan ndeshjen kundër Sampdorias të mërkurën mbrëma.

Dzekos pritet t’i bashkohet edhe shoku i skuadrës, Emerson Palmieri, i cili te Roma e humbi vendin si mbrojtës i majtë pas lëndimi dhe mbërritjes së Aleksandar Kolarov. 

(Kosova Sot)