Kush i bëri “pazaret” më të mira në Premierligë këtë verë?

  • 04 August 2015 - 17:46
Kush i bëri “pazaret” më të mira në Premierligë këtë verë?

Këtë verë deri më tani, Liverpooli dhe Manchester United, kanë qenë skuadrat më aktive në tregun e transferimeve.

Të kuqtë e Liverpoolit, kanë shpenzuar plotë 86 milionë funte, për të sjellë 7 lojtarë, ndërsa United ka sjellë 6 lojtarë me 78 milionë funte.

Manchester City me 59 milionë funte, ka sjellë 3 lojtarë, ndërsa të rezervuara kanë qenë Chelsea që ka shpenzuar vetëm 12 milionë funte në 2 lojtarë dhe Arsenali 11 milionë, për të sjellë Petr Cech.

Christian Benteke, Roberto Firmino, Nathaniel Clyne, Jose Gomez, James Milner,Danny Ings dhe Adam Bogdan, janë përforcimet e Brendan Rodgers.

Ndërsa van Gaal, ka freskuar skuadrën me Memphis Depay, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger, Matteo Darmian dhe Sergio Romero.

City në anën tjetër, pjesën më të madhe të të hollave e ka shfrytëzuar në blerjen e Raheem Sterling nga Liverpooli, ndërsa Fabian Delph dhe Enes Unal, janë dy emrat tjerë që erdhën në Etihad Stadium, shkruan Indeksonline.

Kampionët e Chelsea, këtë verë s’kanë qenë shumë aktivë, pasi sipas Jose Mourinho, skuadra është e kompletuar.
Tek Blutë, kanë ardhur dy përforcime, Radamel Falcao dhe Asmir Begovic.

E Arsenali i Arsene Wenger, përforcime ka sjellë vetëm për portën, me blerjen e Petr Cech nga Chelsea.

Se kush ia ka qëlluar me blerje këtë verë, na ka mbetur pak kohë për ta mësuar, pasi që Premierliga me sezon të ri, starton fundjavën që po vjen.