Sigal Prishtina lufton për “njohje” në Qipro, Kazakistan dhe Rumani

  • 04 August 2015 - 20:27
Sigal Prishtina lufton për “njohje” në Qipro, Kazakistan dhe Rumani

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarët e saj për FIBA Europa Cup. Sigal Prishtina do të përballet me kundërshtarë të fortë si Energjia Targu Jiu (Rumani), Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro). Prishtina do të udhëtojë në të gjitha këto shtet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Prishtina do të luajë edhe për ‘njohje’ në FIBA Europa Cup. Kampionët e Kosovës dhe të Ballkanit kanë rënë në një grup relativisht të fortë, pasi do të përballen me nënkampionët e Rumanisë, e kampionët e Qipros dhe Kazakistanit. Që të tri shtetet nuk e kanë njohur Kosovën.

Energjia Targu Jiu është nënkampion i Rumanisë. Po ashtu kjo skuadër e ka fituar Kupën dhe Superkupën në vitin 2014. Kjo skuadër ka tre amerikan në skuadër.

BC Astana është kampion i Kazakistanit për pesë vitet e fundit. Një skuadër e fortë të bazuar me lojtarë vendor. Ka fituar titujt në vitet 2012, 2013, 2014, 2015. Po ashtu edhe në Kupë është treguar e suksesshme pasi triumfoi në vitet 2011, 2012, 2013, 2014, transmeton Telegrafi.

AEK Larnaca po ashtu është një skuadër kampione pasi ka fituar titullin në vitet 2015 edhe 2013.

Kampionët deri më tani kanë arritur të nënshkruajnë me tre lojtarë. Gëzim Morina, Yll Kaçaniku dhe Gjorgji Çekovski kanë nënshkruar me Prsihtinën.