19 skuadra të La Ligas transferuan lojtarë, përveç Realit

  • 01 February 2018 - 10:40
19 skuadra të La Ligas transferuan lojtarë, përveç Realit

9 prej 20 skuadrave të La Ligas kanë qenë aktive në afatin kalimtar të dimrit, përveç kampionit aktual, Real Madrid

Real Madrid po ka shumë probleme këtë sezon, ku është eliminuar nga Copa del Rey dhe është 19 pikë mbrapa Barcelonës në La Liga.

Pavarësisht kësaj, trajneri Zinedine Zidane vendosi që të mos transferonte asnjë lojtar gjatë këtij afati.

Në fakt, Reali ishte skuadra e vetme nga 20 sa ka La Liga që nuk ka transferuar asnjë lojtar.

Skuadra që ka shpenzuar më shumë ka qenë Barcelona, e cila ka shpenzuar rreth 200 milionë euro, ku vetëm Philippe Coutinho kushtoi 160 milionë euro.

Skuadra tjera aktive kanë qenë Valencia, Atletico Madrid, Sevilla, Las Palmas, Betis dhe Levante.

(Kosova Sot)