Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

  • 01 February 2018 - 13:04
Lobotka refuzoi Interin, preferoi rinovimin me Celtan

Mesfushori i Celta Vigos, Stanislav Lobotka, ka preferuar të qëndrojë në klubin aktual.

23 vjeçari ka bërë 24 paraqitje për klubin nga Galicia, por ai ishte i kërkuar gjatë afatit kalimtar dimëror.

Të mërkurën është spekuluar se gjiganti italian, Interi, po e kërkon sllovakun, por agjenti i lojtarit mohoi një marrëveshje.

“Nuk ka marrëveshje me Interin për klientin tim ose ndonjë klub tjetër”

“Stanko është i fokusuar plotësisht te Celta Vigo”.

“Së shpejti ne do të fillojmë negociatat për kontratën e re. Ne jemi të lumtur që aq shumë klube janë të interesuara për të, por ai është i kënaqur dhe refuzon çdo ofertë”.

“Ai nuk dëshiron largimin tani, ai dëshiron që të qëndrojë në Spanjë”, potencoi agjenti i lojtarit.

Lobotka ka prezencë të njohur te Interi, pasi bashkëkombasi i tij, Milan Skriniar, shfaqi paraqitje të shkëlqyera.

(Kosova Sot)