“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mijë”

  • 01 February 2018 - 13:25
“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mijë”

Tifozët e Zrvena Zvezdës në basketboll kanë shkaktuar një tjetër skandal, duke mbajtur banderola raciste ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve

Për këtë arsye, Euroliga e Basketbollit ka nisur një hetim disiplinor ndaj skuadrës serbe për racizëm dhe homofobi.

Hetimi nisi pas shfaqjes së një banderole nga një grup tifozësh në ndeshjen e luajtur kundër Olimpiakosit të Athinës të premten e shkuar në Beograd.

“Shqiptarët, kroatët dhe myslimanët nuk janë vëllezërit e mi”, lexohej në banderolën e hapur nga tifozët e Crvena Zvezdas.

Baneri ishte formë proteste ndaj afrimit të lojtarit boshnjak, Alen Omiç në skuadër.

Për dallim prej tyre, basketbollisti boshnjak reagoi përmes një mesazhi të postuar në Instagram, ku thoshte: “Kushdo që luan me Crvena Zvezdan dhe tifozët e saj janë vëllezërit e mi përgjithmonë”.

(Kosova Sot)