Dikur njëri ndër më të mirët në botë në rolin e tij – Sot Samir Nasri është lojtari lirë dhe në kërkim të një klubi të ri

  • 01 February 2018 - 14:27
Dikur njëri ndër më të mirët në botë në rolin e tij – Sot Samir Nasri është lojtari lirë dhe në kërkim të një klubi të ri

A e mbani mend kur Manchester City arriti të ‘godas’ duke nënshkruar me yllin e Arsenalit, Samir Nasrin, duke i mposhtur shumë klubet të njohura evropiane që e donin francezin? 

Ishte vera e vitit 2011, kur City pagoi 25 milionë funte në atë kohë që ishte shifër shumë e madhe për një mesfushor.

Pas gjashtë vitesh, City kishte vendosur që ta largonte Nasrin, duke vendosur që francezi të kalonte te Antalyaspor.30-vjeçari zhvilloi vetëm tetë ndeshje me turqit, pasi kaloi nga Manchester City për 3.5 milionë euro.Nasri tani është lojtar i lirë, por thashethemet e dërgojnë atë përsëri në Ligën Premier.Sipas Tutto Mercato, ishte West Ham që kishte shprehur gatishmëri për ta kthyer Nasrin në Ligën Premier.

Në të shkuarën Samir Nasri ishte një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier edhe  me fanellën e Arsenalit edhe me Manchester Cityn.

Çmimi i ulët që kishte paguar Antalyaspor dhe mosgatishmëria që Sevilla ta blinte edhe pse e kishte në klub, hedhin shumë pikëpyetje mbi lojtari.Një është e sigurt, një lojtar si Samir Nasri, shumë shpejt mund të bëhet me klub të ri, pasi emri që e ka do t’ia sigurojë një të tillë. 

(Kosova Sot)