Messi dhe supertransferimet dështojnë të sjellin tifozët në Camp Nou

  • 01 February 2018 - 14:31
Messi dhe supertransferimet dështojnë të sjellin tifozët në Camp Nou

Barcelona e këtij sezoni është duke treguar paraqitje fantastike në të gjitha garat, por ka mungesë të madhe të shikuesve në stadium

Skuadra katalonase gjatë verës së kaluar humbi brazilianin Neymar, i cili për 222 milionë euro kaloi në Francë të PSG.

Për të mbuluar hapësirën e lënë nga ai, Barcelona transferoi Ousmane Dembele për 145 milionë euro dhe Philippe Coutinho për 160 milionë euro.

Barcelona ka pasur shumë suksese këtë sezon, duke kryesuar La Ligan, kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey dhe siguruar fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Por, pavarësisht kësaj, nuk ka arritur që të bind tifozët të vijnë dhe të shikojnë ndeshjen në Camp Nou.

Në fakt, për dallim nga një vit më parë, numri i tifozëve është shumë më i vogël.

Në edicionin 2016/17 mesatarja e tifozëve në Camp Nou ishte 78.575 tifozët për ndeshje, ndërsa këtë sezon është 61.997.

Më mirë është në Copa del Rey, ku nga 65.443 mijë tifozë një vit më parë, këtë sezon është rritur në 69.186 mijë.

Rënie ka edhe në Ligën e Kampionëve, ku nga 78.912 mijë, ka rënë në 60.873.

Mirëpo, ky interesim pritet të rritet në pjesën tjetër të sezonit, kur do të zhvillohen edhe ndeshjet vendimtare në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve. 

Image

 

(Kosova Sot)