Futbollistët më të nënvlerësuar të historisë

  • 05 August 2015 - 12:13
Futbollistët më të nënvlerësuar të historisë

Tabloidi britanik “Daily Telegraph” publikon një listë me 20 futbollistët më të nenvleftësuar të të gjitha kohërave. Një analizë interesante që hedh dritë mbi disa prapaskena të futbollit botëror aty ku lojtarët pa shumë famë dhe shkëlqim arritën majat falë punës së tyre. Në këtë klasifikim sjellim disa nga emrat më të njohur ku i fundit në radhë është Claude Makalele, i cili nuk është konsideruar asnjëherë titullar te Chelsea pasi është mbulur nga hija e Lampard, por ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të kompletuar teknikisht.

Youri Djorkaeff. Mesfushori sulmues që fitoi botërorin dhe europianin ka qenë shumë i vogël për t’u bërë më i miri në një kohë kur ka luajtur edhe Zidane. Edhe në kombëtaren e gjelave, roli i tij u eklipsua nga cilësia e lartë e mesfushës me emra si Karambeu, Petit e Deschamps.

James Milner. Anglezi i Manchester City është një nga lojtarët më inteligjentë të Premier League por tek “Citizens” konkurrenca ishte e madhe dhe atij i duhet të luftojë për një vend titullari te Liverpooli tashmë.

Dirk Kuyt. Shpesh herë roli i tij në fushë ngatërrohet, sepse holandezi arrin të bëjë gjithçka, që nga mbrojtja dhe deri te sulmi. U shpall kampion Europe me Liverpoolin por vetëm kaq në një karrierë të gjatë me “The Reds”. Një lojtar me pak talent por me shumë dëshirë për ta jetuar futbollin.

Alessandro Costacurta. Mur i vërtetë në mbrojtje që do t’u bënte punë shumë kombëtareve por në Itali nuk është vlerësuar siç duhet. Me 450 ndeshje si kuqezi për më shumë se 20 vjet karrierë ai nuk arriti ta merrte asnjëherë statusin e liderit për shkak të pranisë së Paolo Maldinit dhe Franco Baresit.

Georghe Hagi. I njohur nga të gjithë si Maradona i Karpateve ai u bë i famshëm në Botërorin 2014 me Rumaninë. Mesfushor me tipare sulmuese, Hagi ka luajtur si me Realin ashtu edhe me Barcelonën por ende nuk i janë njohur meritat si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.

Dhe në fund por jo nga rëndësia, Miroslav Klose. Mjafton të përmendet fakti se ai është shënuesi më i mirë i historisë së Kupës së Botës për ta veshur me petkun e legjendës por kaq mesa duket nuk mjafton. I shpejtë por jo me talentin e lindur, Klose ka bërë për vete breza të tërë tifozësh por ndoshta në karrierën me klubet duhej t’i ishte dhënë më shumë mundësi. Aktualisht pjesë e Lazios, Klose vazhdon të luajë me të njëjtën dëshirë si 20 vjet më parë edhe pse me peshën e 37 viteve mbi supe.