Operohet Vidic, do të mungojë 3 deri 6 muaj

  • 05 August 2015 - 13:21
Operohet Vidic, do të mungojë 3 deri 6 muaj

Mbrojtësi i Interit, Nemanja Vidic iu nënshtua me sukses një ndërhyrjeje kirugjikale në shtyllën kurrizore pasi ishte diagnostikuar me hernie diskale. Futbollisti serb do të mungojë thuasje gjatë gjithë fazës së parë të sezonit, pasi për të zbritur sërish në fushën e blertë do t’i duhen nga 3 deri 6 muaj. Lajmi i bërë i ditur nga klubi zikaltër në një postim në Twitter, ku shkruhet se operazioni i kryer nga doktorët Fornari dhe Volpi, u krye me sukses.

Në muajin korrik Evetoni kërkoi rikthimin e 33-vjecarit në Premier League, por menaxheri i futbollistit kujtoi se ish-mbrojtësi i Manchester United më parë duhet të mendojë për të kaluar problemet fizike.

Nemanja Vidic ka edhe dy vite kontratë me Interin, ndaj nuk shqetësohet shumë për të ardhmen. Pasi të jetë i aftë fizikisht për të zbritur në fushën e blertë do të bisedojë me drejtuesit për të kuptuar nëse bën pjesë në planet e trajnerit Roberto Mancini.

Gjatë sezonit të kaluar Vidic është akivizuar në 28 ndeshje në total me Interin, duke shënuar një gol.