Deulofeu tregon pse u largua nga Barcelona

  • 05 February 2018 - 15:19
Deulofeu tregon pse u largua nga Barcelona

Gerard Deulofeu gjatë janarit u largua nga Barcelonë për të kaluar te skuadra e Watfordit në Premierligë

Anësori katalonas, Gerard Deulofeu ka thënë se arsyeja kryesore e largimit nga Barcelona ishte se nuk dëshironte të qëndronte në bakën rezervë.

Ai tha se preferoi Watfordin, sepse dëshironte të luante.

“Nuk jam lojtar që i pëlqen të qëndrojë në bankën rezervë”, tha fillimisht Deulofeu.

“Kur u ktheva, e dija që ishte Neymar. Pasi u largua ai erdhën Dembele dhe Coutinho. Zgjidhja e vetme ishte të vija këtu dhe të fitoja vetëbesim duke luajtur”.

Deulofeu është iu huazuar në Watford deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje. 

(Kosova Sot)