Man Unitedi intensifikon interesimin për Pulisicin

  • 05 February 2018 - 17:52
Man Unitedi intensifikon interesimin për Pulisicin

Manchester Unitedi po intensifikon interesimin e tyre për mesfushorin me tipare sulmuese të Borussia Dortmundit, amerikanin Christian Pulisic.

Ylli amerikan ka befasuar të gjithë me talentin e tij dhe ndeshjet e mëdha që po i zhvillon në Bundesliga me Dortmundit.Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Pulisic të bie në syrin e shumë skuadrave të mëdha, veçanërisht atyre të Ligës Premier.Sipas gazetës gjermane Bild, Unitedi do të kërkojë të mundë Liverpoolin të garën për nënshkrimin e Pulisicit këtë verë.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u kërkuar me të madhe, pasi përveç potencialin të tij në fushë, do të ishte zgjidhje e mirë edhe për anën e marketingut.

Dyshja e gjigantëve të Ligës Premier do të bashkohet në garë me gjermanët e Bayern Munichut për të nënshkruar me 19-vjeçarin.

Pulisic mund të luajë në qendër dhe krahët e sulmit dhe ka deklaruar gjithmonë qëllimin e tij për të shkuar në Angli në një moment në karrierën e tij.

Bayerni do të kërkojë ta bindë atë se e ardhmja e tij të mbetet në Gjermani megjithatë, me Dortmundin që është gati për të fituar një pagesë të madhe, por do preferonte transferimin e tij në një kampionat tjetër. 

(Kosova Sot)