PSG e dëshiron Moratan gjatë verës

  • 05 February 2018 - 18:31
PSG e dëshiron Moratan gjatë verës

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka përfunduar në radarin e gjigantit francez, Paris Saint-Germain.

PSG ka dominuar futbollin francez në gjashtë apo shtatë vitet e fundit duke fituar çdo sezon titullin e Ligue 1, vetëm atë të kaluarin jo.

Megjithatë, sheikët e klubit parisien duan edhe lavdinë evropiane me skuadrën e tyre, duke tentuar ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Kështu, drejtuesit e PSG-së janë duke shikuar mundësinë e përforcimin edhe më të madh të skuadrës për sezonin e ri.

Sipas mediumit Paris United, parisienët janë rreshtuar pas spanjollit të Chelseat, Morata, të cilin e duan gjatë verës.

Klubi francez e sheh reprezentuesin spanjoll si lojtar të fortë, i cili do rriste konkurrencën tek Edinson Cavani.Drejtuesit e PSG-së e shihnin sulmuesin e Romës, Patrik Schick, si zgjidhje të parë, por u refuzuar gjatë verës dhe si duket nuk e duan më.Ndryshe, Morata u transferua në Stamford Bridge vetëm verën e kaluar për një shifër mbi 80 milionë euro dhe shifra e tij në rast transferimi do të ishte përafërsisht e njëjtë.