Barcelona, klubi më i mirë në Evropë

  • 05 February 2018 - 19:29
Barcelona, klubi më i mirë në Evropë

Barcelona është klubi i vetëm ende pa humbje në Evropë.

Barazimi 1-1 me Espanyolin të dielën mbrëmë, ishte ndeshja e 22’të në La Liga që Barcelona nuk dinë për humbje, duke thyer kështu rekordin historik të klubit, shkruan Gazeta Express.

Barça aktualisht, në top 5 ligat Evropiane (La Liga, Serie A, Premierligë, Bundesliga dhe Ligue 1), është klubi i vetëm pa humbje.

Pas 22 xhirove, Barcelona regjistron 18 fitore dhe katër barazime. Pas Barcelonës, klubet më të mira me statistika janë:

Manchester City – 26 xhiro, 22 fitore, 3 barazime – një humbje.

Napoli – 23 xhiro, 19 fitore, 3 barazime – një humbje.

Atletico Madrid – 22 xhiro, 14 fitore, 7 barazime, një humbje.

(Kosova Sot)