Kur një fjalë të largon nga puna – Shkarkimet e mëdha të Chelset nga Abramobvich vetëm prej deklaratave që i thanë trajnerët, Conte e ka radhën (Foto)

  • 05 February 2018 - 19:51
Kur një fjalë të largon nga puna – Shkarkimet e mëdha të Chelset nga Abramobvich vetëm prej deklaratave që i thanë trajnerët, Conte e ka radhën (Foto)

Sfida e Antonio Conte për Roman Abramovich duke kërkuar një votëbesim është një thirrje e guximshme që vetëm mund t’i kushtojë me fërkime dhe jo unitet, por edhe me vend të punës.

Në fillim marrëdhënia mes dyshes ka qenë shumë e mirë dhe e suksesshme, por tani të dyja palët, nuk janë në situatën e mëparshme.

Nuk është hera e parë që këto raporte i kanë kushtuar një trajnerit të Chelseat me vendin e punës.

Image

 

Secili ka historinë e tij të largimit në vitet e fundit, por Daily Mail zgjedh disa nga më interesantet.

 Antonio Conte – 2018?

Gjithcka filloi kur italiani tha se Diego Costa nuk i nevojitej më dhe e largoi me një mesazh, që pastaj u bë i madh në mediume nga vetë lojtari.

“Çdo sezon, unë mendoj se është e drejtë që çdo ekip i madh të përpiqet ta përmirësojë skuadrën “, tha Conte në gusht, duke i dërguar sinjale të qarta kryesisë së klubit.“Sigurisht City, United, Arsenal janë përmirësuar shumë dhe për ne, sfida do të jetë shumë e vështirë. Tregu i transferimeve nuk është përfunduar dhe duam të jemi konkurrues”.

 
Image

 

Pastaj shitja e Nemanja Matiç te Manchester United ishte një tjetër pikë e grindjes. “Ndonjëherë ju duhet të pranoni vendime të ndryshme. Por ai është një humbje e madhe për ne”, kishte thënë Conte.

Pas humbjes nga Burnley, Conte tha një gjë që nuk do të harrohet lehtë nga kryesia. “Ne kemi nevojë për kohë. Katër vite? Po ndoshta. Për të arritur dhe për të luftuar për Ligën e Kampionëve, për të luftuar për të qenë më të mirët në botë, duhet kohë”.

Jose Mourinho – Dhjetor 2015

Edhe pse është një standard i Chelseat, marrëdhënia me Mourinho së fundmi ishte shumë e tensionuar, pasi që e fitoi titullin në maj dhe e shkarkuan në dhjetor.

Mourinho u soll keq me doktoreshën e klubit, Eva Carneiro, kur u fut në fushë që ta trajtonte Eden Hazardin.

“Nuk isha i lumtur me stafin mjekësor. Edhe kur je njeri i fanellave, mjek, sekretar dhe qëndron në bankën rezervë, duhet ta kuptosh lojën”.

Image

 

Si rezultat pas një humbje nga Leicester në dhjetor ndodhi edhe shkarkimi.

“Ndjehem se puna ime është tradhtuar”, do të thoshte ai pas largimit.

Tri ditë pas kësaj deklarate Mourinho u shkarkua.

Rafael Benitez – mars 2013

U emërua vetëm përkohësisht, por spanjolli shpresoi se do të mbetej më gjatë aty.

Por tifozët nuk e deshën kurrë Benitezin, i cili kishte tallur “flamuj e plastikës” të tyre, kur menaxhonte i Liverpoolin.

Tifozët protestuan më së shumti në ndeshjen ndaj Middlesbrough në mars, ku u vulos edhe fati i trajnerit.

“Chelsea më dha titullin e menaxherit të përkohshëm, i cili është një gabim i madh. Unë jam menaxher”, tha ai.

Image

“Tifozët nuk po na ndihmojnë. Në fund të sezonit unë do të largohem. Ata nuk duhet të shqetësohen për mua”.

“Ky grup i tifozëve po merren me mua, aspak me ekipin. Ata duhet të përqendrohen në mbështetjen e ekipit”, kishte thënë ai.

Benitez u largua pavarësisht se e fitoi Ligën e Evropës.

Andre Villas-Boas – mars 2012

Ai erdhi si trajneri me pamjen më të mirë në atë kohë, ndërsa kishte lënë Porton pas disa sukseseve.

Por Villas-Boas edhe për kundër besimit të Abramovich, nuk kishte arritur të gjente gjuhën e përbashkët me John Terryn dhe Frank Lampardin.

Para ndeshjes së tij të fundit kundër West Bromëich Albion, ai e përshkroi punën e menaxherit të Chelseas, si një nga punët më të vështira në botën e futbollit.

Image

“Modeli i sjelljes së pronarit ka çuar në shkarkim (të trajnerëve) në situata të tilla, apo edhe më të mira”.

“Çfarë do të jetë reagimi? Ose duhet të ndryshojmë model kulturor, ose vazhdohet si është vazhduar edhe më parë”, kishte thënë portugezi.

Rregulli nuk u vë mbi lojtar, por ai u largua pas kësaj deklarate.

Carlo Ancelotti – maj 2011

Edhe pse ishte pritur konfirmimi i tij, Ancelotti megjithatë u largua pas 12 muajsh nga Chelsea edhe pse kishte fituar dy trofe.

Chelsea doli i dyti pas Unitedit, por Ancelotti u shkarkua në korridoret e Goodison Park vetëm pak minuta pas dhënies së konferencës së tij për shtyp pas humbjes 1-0 ndaj Evertonit.

“Unë nga tani jam në pushime – nuk jam i sigurt se sa kohë do të jetë pushimi im”.

Image

“Ne nuk kemi lënë asnjë takim, por mendoj se mund të ndodh në javën e ardhshme. Tani sezoni ka përfunduar”.

Ai shkoi pas kësaj deklarate.

 Jose Mourinho – Shtator 2007

Largimi i parë i Mourinhos nga Stamford Bridge ishte po aq dramatik sa edhe ai i dytë.

Image

Përçarja e madhe ishte në fillim të sezonit të tij të katërt pas një barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Rosenborgut.

Ai kishte krahasuar blerjet e klubit me vezët dhe omletët.

(Kosova Sot)